Pages

Banner 468

30-vjeçarja hedh fëmijët nga kati i 15-të ..

 
...( Tingujt e Jetes )...

30-vjeçarja hedh fëmijët nga kati i 15-të ..
Rusi, veprimi i çmendur i një nëne.
Bëhet fjalë për 30-vjeçaren Galina Riabkova, e cila i hodhi dy djemtë e saj 7 dhe 4-vjeçarë nga kati i 15-të i shtëpisë, pasi “ishte shumë e nxehur me ta dhe donte t’i hiqte qafe”.
Siç mund të pritej, që të dy fëmijët e pafajshëm ndërruan jetë para se të vinte ambulanca.
Ngjarja tragjike ndodhi në zonën Dolgoprudni, pranë Moskës. Sipas dëshmitarëve okularë, vrasësja e fëmijëve të saj ishte shumë e qetë, edhe kur e njoftuan se fëmijët kishin vdekur, si pasojë e plagëve të marra.
Shkaqet që e çuan nënën 30-vjeçare të marrë këtë vendim vrasës, nuk janë sqaruar ende. Sipas një versioni, donte të hakmerrej ndaj bashkëshortit të saj, pasi dyshonte se e tradhtonte. Një version tjetër thotë për arsye ekonomike. Gjithsesi, ajo u dërgua në një klinikë psikike për t’u kuruar.