Fatkeqësia e dy motrave të ngjitura me njëra-tjetrën, nëse operohen, njëra duhet të vdesë (FOTOT)

Fatkeqësia e dy motrave të ngjitura me njëra-tjetrën, nëse operohen, njëra duhet të vdesë (FOTOT)
Lindën të bashkuara dhe mbeten të bashkuara në shpirt dhe në trup.
Dy motrat 12-vjeçare siameze, Carmen dhe Loupita Antrante, kanë pjesën më të madhe të organeve të përbashkëta, sepse janë të bashkuara në pjesën e trungut.
Historia prekëse filloi në vitin 2000 në Meksikë.Disa mjekë u thanë prindërve se vajzat e tyre do të jenë të dënuara nga jeta.Por Carmen dhe Loupita i kanë mohuar të gjitha këto fjalë, ato jo vetëm që kanë mbijetuar, por janë aktive dhe shumë të lumtura.
Në vitin 2002, vajzat bashkë me prindërit e tyre emigruan për në SHBA.Morën viza të posaçme në mënyrë që vajzat të kenë përkujdesje më të mirë mjekësore.
Nëna e vajzave dëshironte që atë të ishin të ndara dhe të kishte secila jetën e saj, por mjekët i thanë se ndarja e tyre do të ishte dënimi me vdekje për njërën nga të dyja vajzat dhe kështu ai operacion nuk u bë kurrë.
Të dyja vajzat kanë disa probleme shëndetësore,por asnjëra prej tyre nuk rrezikon jetën dhe kanë shumë shanse për të jetuar deri sa të plaken.Ato shkojnë në shkollë dhe bëjnë stërvitje të rregullt.
Kur ato u pyet se si ndiheshin të bashkuara, përgjigjia ishte: “Na përlqen kjo gjë”.Vajzat pavarsisht nga trupi i tyre kanë gjetur mënyrën për të jetuar sa më mirë.Ato shprehen se”Nëse njerëzit na shikojnë si mostra dhe ne do bëjmë të njëjtën gjë me ata.Do i shikojmë sikur ata të ishin të çmendur”.
Në vitin 2009 ato u njohën me fotografin Annabel Clark dhe që atëherë jeta e tyre ka ndryshuar.Ato bënin fotografi nga më të bukurat.Vajzat gjetën një mik që ta kenë gjithmonë pranë dhe ju pëlqen të punojnë me të.
Annabel i shfaqi fotot e vajzave në Nju Jork ku reagimi i publikut ishte i papritur.”Vizitorët që erdhën ishin të shumtë dhe më thoshin se në fotografitë panë dy vajza me shije të ndyshme dhe si dy vajza që jetojnë në një trup”, tha fotografi.