Pages

Banner 468

Minuta tmerri përballë peshkaqenit(VIDEO)

 
...( Tingujt e Jetes )...

Minuta tmerri përballë peshkaqenit(VIDEO)





Tre minuta shumë të gjata terrori në ujë, përballë një peshkaqeni gjigant të bardhë. Kështu u ka ndodhur dy të rinjve australianë, të cilët ishin të pajisur me armë uji dhe një telekamera.
Dave Richards e Nathan Podmore, janë ndeshur me një peshkaqen shumë të madh të bardhë në brigjet australiane. "Kjo është një eksperiencë që të ndryshon jetën", thonë të rinjtë.
Ngjarja ndodhi në Perëndim të Australisë, 3.5 kilometra larg brigjeve të Dunsborough. Nathan kishte një telekamera në kokë për të filmuar mikun e tij Dave ndërsa peshkonte.
Një pasdite ata ndodheshin rreth 50 metra larg nga barka e tyre. Por pikërisht përpara mjetit të tyre lundrues u shfaq papritur në peshkaqen i bardhë gati 6 metra i gjatë. Predatori duket se i mori shënjestër, iu rrotullua tre herë dhe ishte gati për t'i sulmuar.
"Nathan ishte në sipërfaqe dhe përgatitej për te hipur në barkë, kurse unë ndjeva që dicka po lëvizte pas meje. U ktheva edhe pashë peshkaqenin jo më larg se një metër", rrëfen Richards.
Të dy djemtë nisën të qëllonin grabitqarin, por pa arritur që ta godisnin në trup me pushkët e ujit.
Në videon e transmetuar në mbarë botën duket se një moment peshkaqeni vendos të largohet pa i sulmuar të rinjtë.
"Kësaj radhe ishim me fat, të tjerëve nuk u ka ndodhur kjo që na ndodhi neve", thonë të rinjtë. Brigjet australiane njihen si vende ku sërfistët sulmohen nga peshkaqenët.