Pages

Banner 468

Një 71 vjeçar qëlloi mbi dy hajdutë që synonin të vidhnin një internet cafe (VIDEO)

 
...( Tingujt e Jetes )...

Një 71 vjeçar qëlloi mbi dy hajdutë që synonin të vidhnin një internet cafe (VIDEO)

Një 71 vjeçar qëlloi mbi dy hajdutë që synonin të vidhnin një internet cafe në Florida të premten.
Dy hajdutët hynë në internet cafe dhe urdhëruan që të gjithë të shtriheshin. Por ata nuk e prisnin që Samuel Williams të nxirrte armën dhe të qëllonte duke i plagosur të dy kriminelët, njërin në krah dhe tjetrin në të pasme.
Nuk pritet të ngrihen akuza ndaj zotit Williams. Ai tha se qëlloi pasi mendonte se hajdutët mund t’i bënin keq gruas së tij që ishte në lokal. Ndërkohë dy të rinjtë janë arrestuar. Ata nuk kanë precedentë penalë. Të rinjtë thanë se nuk kishin ndërmend të lëndonin dikë pasi arma e tyre ishte e prishur dhe e pambushur.