Pages

Banner 468

“Arjan Cani”, tani edhe ne vend te targes…

 
...( Tingujt e Jetes )...

“Arjan Cani”, tani edhe ne vend te targes…

Idete e tij gjeniale kane lene mbrese tek shikuesit fanatike te emisionit “Zone e Lire”.E tille pritej te ishte edhe dita e tij e dasmes, e cila, siç e komenton regjisori Ledio Topalli, “ishte nje dasme e vogel, nje rreth i ngushte njerezish rreth 300 veta”. E ne fakt, nuk ka qene aspak e tille, per vete faktin se çdo gje ishte e organizuar ne perfeksion, me detaje mbreselenese qe i shijuan te pranishmit e sigurisht qe ndonje prej tyre ua kemi vjedhur edhe ne.
Keshtu, makina e çiftit mbante targen me emrin e tij “artistik”, “Ledio Te Lutem”. Apo per te vijuar me ceremonine e bere ne nje nga ambientet me luksoze dhe natyrale ne periferi te kryeqytetit ne Mullet, ku çdo gje u zhvillua ne ambient te hapur dhe me surpriza te larmishme dhe unike.
Te tilla ishin letrat qe çifti i kishte bere njeri-tjetrit qe u lexuan nga nje konferencier nen sfondin e himnit “Ave Maria”. Me tej, eshte mbajtur darka e madhe, ku kane mbizoteruar familjaret dhe shume pak njerez te njohur.
Sigurisht mes tyre ka qene edhe Arian Çani, i cili i qendroi besnik bashkepunetorit te tij per te mos zbuluar edhe kete here portretin e “Ledio te lutem”!