Pages

Banner 468

Çfarë po ndodh me këmbët e Kim Kardashian?

 
...( Tingujt e Jetes )...

Çfarë po ndodh me këmbët e Kim Kardashian?


Edhe zogjtë e dinë se paparacëve besnikë asgjë nuk iu shpëton, kështu që ata sërish starletit i kanë gjetur “një të metë”.
Ylli i reality show, Kim Kardashian është kënaqur me pasditen me diell nën shoqërimin e nipit Mason, me të cilin ajo ishte në kishë, por gjithashtu vizitoi ca dyqane përreth.
E veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë bezhë që theksoi trupin e saj, Kim ishte me të vërtetë e mrekullueshme. Megjithatë, objektivat e aparateve fotografik të cilat e kanë fotografuar kanë gjetur një të metë: duket se në këmbë Kimi ka relativisht disa plagë të çuditshme.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë njolla apo psoriaza, të cilat tashmë janë diagnostikuar tek ylli i famshëm. Në fakt, nga nëna Kris gjenetikisht ajo ka trashëguar sëmundjen e keqe të lëkurës, që manifestohet përmes njollave të kuqe të mbuluara me luspa të bardha.
“Karriera ime përbëhet prej fotografimeve në rroba banje. Njerëzit nuk e kuptojnë presionin e medias në mua që unë duhet të dukem e përsosur! Kur të shtoj peshë vetëm një kilogram, ajo tashmë është në ballinat e revistave! Paramendoni se çfarë do të bëjnë nga unë kur ata ti shohin këto njolla” ka thënë Kim.