Gjyshi rekorder (Video)

Gjyshi rekorder (Video)

Nëntëdhjetëvjeçari William Bell ka shënuar një rekord të ri në kërcimin me shkop, në kategorinë e moshës së tij. Gjyshi e kaloi lartësinë prej 218 centimetrave.






Babai i sportistit Earl Bell, i cili ka fituar medalje në Lojërat Olimpike të Los Angelesit, ka dëshmuar edhe një herë se gjenet e tij i ka “transferuar” tek trashëgimtarët.
Edhe pse ka goxha do vjet, ai ende ushtron kërcimet, së paku tri herë në javë, ndërsa kjo punë e ka bërë fitues të një rekordi të ri.
Në një kamp treningu në Arkansas, para kamerave ai arriti ta kapërcejë pengesën 218 centimetra të lartë.