Pages

Banner 468

Kujdes, Coca-Cola ka ne perberje substance kancerogjene!

 
...( Tingujt e Jetes )...

Kujdes, Coca-Cola ka ne perberje substance kancerogjene!






















“Coca Cola” prodhon pije me nivele rreziku të ndryshëm, sipas vendeve ku shet produktet e saj. Ky është denoncimi që vjen nga CSPI, ent kërkim amerikan, që sulmon kompaninë e famshme për përqendrimin e ndryshëm të një substance të dyshimtë që ka efekte kancerogjene sipas shteteve ku tregtohet.
Në kanaçet, ose në shishet e Coca-Colas mësohet se është e pranishme një substancë, emri shkencor i të cilës është “4-MI” (në Europë njihet më shpesh si 4-MEI), që është kancerogjene në bazë të disa kontrollorëve, nëse konsumohet në sasi të mëdha.
Qendra e studimeve CSPI kundërshton firmën multi-nacionale të pijeve të gazuara, për praninë e  kësaj substance në porcione shumë të ndryshme. Nëse në Kaliforni ka për shembull katër mikrogramë nga “4-MEI”, fare pak nën nivelin e rriskut, në Brazil janë plot 267 mikrogramë për kanaçe. Në Kenia janë 170 mikrogramë, kurse në Britaninë e Madhe, Kanada dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po ashtu si në Meksikë, figurojnë mes 145 dhe 160 mikrogramësh. Sipas ekspertëve, 4-Mei është substancë e krijuar nga prodhimi industrial i karameles artificiale, që arrihet kur janë të pranishme presione të larta dhe temperatura, falë përdorimit të amoniakut. Kur asimilohet në doza shumë të larta, sidomos te kafshët janë vënë re zhvillime të disa patologjive tumoriale në mushkri, veshkë, tiroid e gjak.
Gjithsesi, përkundër denoncimit të bërë nga CSPI, kompania e pijeve me qendër në Atlanta, ka reaguar duke thënë se produktet e saj janë të sigurtë dhe se kërkesa për uljen e vlerës së 4-MEI, është bërë enkas për të shmangur problemet. Mirëpo kjo, ulje e kësaj substance në formulën e krijimit të Coca-COlas është bërë fillimisht vetëm në Kaliforni, ndërsa në Evropë ende s’ka ardhur. Prandaj, bëni kujdes! (giorn)