Lionel Messi i dehur?

Lionel Messi i dehur?

Askush nuk është perfekt, madje edhe ata që shikohen si idhuj e ndër ta edhe Lionel Messi. Futbollisti që gjithmonë ka dhënë spektakël në fushë por edhe jashtë saj me një jetë të rregullt për t’u marrë si shembull nga të rinjtë, ka rënë pre e alkoolit. Një foto e publikuar ku Messi shihet në gjendje gjysmë të dehur ka shkaktuar jo pak kritika ndaj tij, transmeton supersport
Fotoja i përket disa ditëve më parë në Suedi pas ndeshjes miqësore me Man. United. Pas ndeshjes, Tito Vilanova i dha leje lojtarëve të shijonin jetën e natës në Suedi e në fakt Messi duket se e ka tepruar disi me alkoolin duke pirë aq sa mos ta mbanin më këmbët e tij por duart e Xavit. Por krahas kritikave, kjo foto ka shkaktuar edhe shaka me shumë komente të tipit: “Edhe i dehur, Xavi i jep një asist Messit”, apo “Xavi e Messi janë të pandashëm edhe jashtë fushe”./kohasport/