Ngacmimet e femrave në rrugë përmblidhen në një film (VIDEO)

Ngacmimet e femrave në rrugë përmblidhen në një film (VIDEO)



Ecja vetëm në rrugë për një femër shpesh është një torturë më vete.
Këtë fakt e ka demonstruar një dokumentar i fundit i xhiruar në një zonë të Brukselit, nga studentja Sofie Peeters.
Me kamer të fshehur, vajza ka fiksuar të gjitha ngacmimet dhe propozimet vulgare që merrte çdo ditë kur kalonte në rrugë, pikërisht në zonën ku jetonte.
Filmi me metrazh të shkurtër, i titulluar “Gratë e rrugës”, do të jetë pjesë e mbrojtjes së diplomës së studentes, dhe është publikuar në një nga kinematë e vendit.
Ky realizim ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe nisur nga kjo, administrata lokale ka deklaruar se javët e ardhshme do të miratojë një ligj, ku do të futen pesë dhunimet verbale të femrave në rrugë.
Ngacmimet dhe fjalët e hedhura nga rrugë për vajzën janë nga më të ndryshmet, ku përmendet një moment kur studentes i drejtohet një mashkull dhe i thotë: “Dëshiron të shkojmë në hotel?”.
Gjithashtu në këtë film me metrazh të shkurtër thuhen fjalë nga më të ndryshmet, si “lavire”, “prostitutë”, etj.