Pages

Banner 468

Per 100 vjetorin e pavarsise luhet loja miqesore FLAMURTARI - BARCELONA ...

 
...( Tingujt e Jetes )...

Per 100 vjetorin e pavarsise luhet loja miqesore FLAMURTARI - BARCELONA ...


Vlora po përgatitet me ritme të shpejta për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Por që të sjellë Barcelonën në stadiumin e Flamurtarit, kjo shkon përtej fantazisë së secilit prej nesh. Por ja që mund të ndodhë edhe kështu dhe këtë herë nuk flasim për biseda tryezash por kemi fakte.
Përfaqësues nga ekipi i Barcelonës kanë vizituar Vlorën ditën e mërkurë. Ata kanë parë stadiumin e qytetit si dhe kanë marrë të dhëna rreth ekipit të Flamurtarit. Sipas burimeve të Bashkisë së Vlorës, ekziston mundësia që të zhvillohet një ndeshje miqësore Flamurtari – Barcelona, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Përfaqësuesit e ekipit katalanas nuk pranuan t’u përgjigjen interesit të mediave, por pas vizitës në stadium, u takuan me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Nëse do të arrihet të negociohet midis palëve, atëherë në fushën e gjelbër të stadiumit të Flamurtarit do të zbresin gjigandët e futbollit, Messi e Iniesta me shokë të cilët do ta ndezin akoma më shumë atmosferën festive