Pages

Banner 468

Pesë shqiptarë e sulmojnë Shqipërinë, në emër të Zvicrës - LAJM

 
...( Tingujt e Jetes )...

Pesë shqiptarë e sulmojnë Shqipërinë, në emër të Zvicrës


Përfaqësuesja e Zvicrës do të paraqitet me pesë futbollistë shqiptarë kundër Shqipërisë në sfidën eliminatore për Botërorin 2014 që mbahet në Brazil.
Zvicra takohet me Shqipërinë më 11 shtator në Luzern.
Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka publikuar të enjten listën me emrat e futbollistëve me të cilët do paraqitet për ndeshjet eliminatore kundër Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me Slloveninë “helvetikët” takohen më shtatë shtator.
Ashtu si pritej, në listën e Hitzfeldit gjenden emrat e Valon Behramit, Blerim Xhemajlit, Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit.
Behrami, Shaqiri, Xhaka e Mehmedi kanë qenë titullarë për Zvicrën në miqësoren e fundit kundër Kroacisë, ndërsa Xhemajli u aktivizua në pjesën e dytë. Shaqiri e Xhaka ishin vlerësuar më të mirët në radhët e Zvicrës në miqësoren e luajtur në Split.