Sherri i qenit përplasen tri vetura (video)

Sherri i qenit përplasen tri vetura (video)

Tri vetura kërkuan të shmangin një qen, që ecte i shpërqendruar në rrugën e tyre, por kaq është dashur për të shkaktuar një aksident në Kinë, ku mbetën të plagosur tre vetë. 

I gjithë incidenti është regjistruar nga një telekamerë sigurie dhe në video jepet fare qartë dinamika e ngjarjes: një makinë e parë kërkon të shmangë qenin dhe përplaset me veturën e dytë, duke dalë në korsinë e kundërt, ku është e pashmangshme goditja e një veture tjetër, që udhëtonte në rrugën e vet. 

Nga videoja shihet edhe zjarri i ardhur si pasojë e aksidentit dhe zjarrfikësit që ndërhyjnë për ta shuar. (Ieggo)