Pages

Banner 468

Zjarr në parkingun e Trafikut Urban (video)

 
...( Tingujt e Jetes )...

Zjarr në parkingun e Trafikut Urban

Një zjarr i madh ka shpërthyer në auto-parkingun e Trafikut Urban në Prishtinë njofton Policia e Kosovës.



Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, njoftoi për Telegrafin se rreth orës 14:10, Policia ka pranuar një informatë se në auto-parkingun e Trafikut urban ka shpërthyer zjarr.


Ai tha se me të arritur Policia në vendngjarje ka parë një minibus që e ka kapluar zjarri, disa kontejnerë dhe goma të vjetra.
Sipas tij, deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje të lokalizojnë zjarrin, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.