Pages

Banner 468

I shpëton vdekjes për ca sekonda - VIDEO

 
...( Tingujt e Jetes )...

I shpëton vdekjes për ca sekonda

Bernard Williams nga West Yorkshire i Anglisë veriore me fat ka shmangur vdekjen, pasi rrufeja kishte goditur drurin pranë vendit nga ku ai ishte larguar vetëm pesë sekonda më herët.
55-vjeçari ka dalë nga automjeti dhe ka hyrë në shtëpinë e tij, ndërsa menjëherë pas rrufeja e ka goditur një dru, pjesët e të cilit kanë rënë mbi automjetin duke ia thyer xhamin e pasmë.
“Po të kishte qëndruar pranë automjetit vetëm disa sekonda më pas, besoj se do të ishte i vdekur. U dëgjua një shpërthim i çuditshëm dhe pjesë të drurit fluturonin në të gjitha anët”, ka thënë gruaja e tij, Alison, e cila përmes dritares e ka përcjellë gjitha situatën.