Pages

Banner 468

Inçizim dramatik: Ushtari amerikan ka inçizuar luftimet me talebanë në Afganistan VIDEO

 
...( Tingujt e Jetes )...

Inçizim dramatik: Ushtari amerikan ka inçizuar luftimet me talebanë në Afganistan

Një ushtar Amerikan ka inçizuar luftimet kundër talebanëve në provincën Kunar, ku edhe vet ka marrë pjesë në këto luftime, ka qenë i qëlluar, mirëpo ka mbetur i pa lënduar duke faleminderuar helmetën dhe këmishën antiplumb, ndërsa video dramtike mund të shihet në Youtube.
Në inçizim të cilin e ka bë ushtari amerikan me kamerë të vendosur në helmetë, gjatë konfliktit të armatosur me talebanët, duket se si ai qëllohet nga pushka automatike dhe britmat e tij "Jam qëlluar! Jam qëlluar", transmeton kanali amerikan televiziv NBC News.
"Jam goditur katër herë" ka shkruar ushtari në sqarim të videos së tij që ditën e mërkurë e ka vendosë në Youtube si dhe në Facebook në faqen e ogranizatës "Military Minds" e cila merret me ngritjen e vetëdijes pas stresit posttraumatik.
Ushtari ka thënë se edhe pse plumbat e kanë goditur në antiplumb dhe helmetë, asnjë plumb i qëlluar nuk ka arritur të kalojë këto dy barriera dhe ka mbetur i palënduar.