Pages

Banner 468

Here's how the French holding "lectures" to stop Ronaldo

 
...( Tingujt e Jetes )...


Në një distancë prej gati 13 vitesh, një video e filmuar në mënyrë amatoriale dhe e hedhur në Youtube ka zbuluar stërvitjen e veçantë, për të ndaluar brazilianin Ronalo, në finalen e Botërorit të vitit 1998. Mbi të gjithë janë dy nga mbrojtësit më të fortë francezë Desailly e Thuram, të cilët kanë mbajtur "leksion" për shokët e tjerë, në lidhje me driblimet dehëse të Ronaldos, kundër të cilit kishin shansin të luanin edhe në kampionatin italian. Nga bisedat dëgjohet se ata i frikësoheshin sidomos faktit që Roni luante në mënyrë aq të shpejtë sa që praktikisht u fshihte topin. Mirëpo, si përfundim duket se nuk kanë qenë të domosdoshme masat e marra nga lojtarët e Francës, sepse në atë finale Fenomeni brazilian zhgënjeu dhe nuk ishte fare në nivelin e tij, si pasojë e një krize kardiake që e kishte shqetësuar përpara ndeshjes së përfunduar 3-0 në favor të Francës.(youtube)