Makina e ndërtuar me trupa njerëzish


Emma Hack ka ndërtuar një makinë me trupat e lyer të 17 personave. Artistja ka përdorur 12 meshkuj dhe 5 femra për të formuar figurën e një makine të aksidentuar. 

Trupat e këtyre njerëzve janë lyer me blu, të bardhë dhe të zezë për të krijuar këtë vepër artistike.

Emma, e cila ka pikturuar këngëtarin Gotye në videoklipin e këngës ‘Somebody Tha I Used To Know’, ka shpenzuar 18 orë për të ndërtuar makinën e “shkatërruar”.