Pages

Banner 468

Për tu dashuruar mjafton një e pesta e sekondës

 
...( Tingujt e Jetes )...

Dashuria me shikim të parë: Rënia në dashuri është një moment.

Në SHBA një ekip studiuesish të universitetit të Syracuse, Nju-Jork, kanë kryer një kërkim, i projektuar për të kronomtruar se për sa kohë duhet për të rënë në dashuri me dikë.

Në 20 të qindat e sekondës duke u nisur nga koha kur vëzhgojmë tjetrin/en shkaktohen në tru procese kimike që çlirojnë në trup substanca si oksitocina, adrenalina dhe dopiamina, në gjenje për të shkaktuar një ndjenjë mirqenieje dhe eksitimi të ngjashëm me efektin e drogave, pohon koordinatoria Stephanie Ortigue.

Dymbëdhjetë janë zonat e trurit të përfshira në të gjtihë procesin, duke demonstruar faktin se rënia në dashuri (dhe çdo ndjenjë e dashurisë) lindin pikërisht nga mendja dhe jo nga zemra, siç romantikët do të donin të besojnë.

Ndër të tjera kur vuajmë për dashurinë gjendja psiko-fizike që na krijohet është e ngjashme me atë të gjendjes depresive; kini kujdes mos nëvleresoni efektet negative të një zhgënjimi në dashuri dhe pasojat emocionale që sjell me vete.


Rënia në dashuri kalon nga sytë
Para këtij studimi, revista amerikane ‘Archives of sexual behavior’ kishte publikuar një kërkim për të percaktuar se për sa kohë bëhemi të vetëdijshëm se terhiqemi nga dikush. Rezultatet janë të ndryshme për meshkujt dhe femrat, zotërinjtë që janë magjepsur duke parë një ‘gjah’ për më shumë se 8 sekonda tregojnë një interest të qartë për ta ‘kapur’, nëse e shikon rreth 4 sekonda, do të thotë që nuk ka interes. Në të kundërt, një grua që shikon një mashkull për disa sekonda nuk do të thotë asgjë. Në fakt për shkak te gjykimeve morale atribuar zonjave që mbështesin shikimet indiferente me seksin tjetër, të kapen në flagrancë duke parë një burrë interesant është e pahijshme, atëherë bëjeni me stil. Si pasojë rregulla e 8 sekondave nuk vlen për seksin e femrave, që tregon interes me sy por në një menyrë pak të qartë për shumicën.


Dashuria me shikim të parë dhe rënia në dashuri
Shumë e komentojnë gabim të menduarit se, si pasojë e një dashurie me shikim të parë dhe rënia në dashuri, dashuria me D të madhe është prapa derës. Edhe pse dashuria me shikim të parë mund të jetë ndihmë në shfaqjen e një ndjenje të fortë dhe të thellë, nuk është kusht i dmosdoshëm pa të cilin nuk mund të thuhet se kanë gjetur shpirtin binjak.

Gjatë gjithë jetës të gjithë mund të thonë se ‘u goditën’ të paktën një herë, por jo shumë të tjerë mund të pretendojnë e kanë gjetur personin me të cilin do të ndajnë jetën e përditshme. Kjo korrenspondon me kriteret e përzgjedhjes që shkojnë përtej aspektit fizik; substancat e prodhuara nga truri në atë pesë të qindat e sekondit që kemi përshkuar, gjestet mund të prodhohen edhe në vazhdimësi të një njohje të plotë të partnerit në harkun e një kohe më të gjatë të shpenzuar së bashku. Pra, nëse dashuria me shikim të parë ekziston, mjafton të mos fiksohesh me faktin që mund të jetë me doemos shenjë dashurie, ajo e vërteta, e cila zgjat për gjithë jetën.