Pages

Banner 468

Reagimi i ‘Ezelit’: Jam mashkull nga beli e poshtë!

 
...( Tingujt e Jetes )...


 Aktori turk, Kenan Izmirzaloglu, i njohur për rolin e Mehmet Kosovali (“Aci Hayat”) dhe Ezel Bayraktar (“Ezel”) ka përgënjeshtruar shkrimet në media që thoshin se ai është homoseksual.
“Thashethemet janë një gjë shumë e keqe. Këto shkrime gjithmonë kanë qenë tendencioze, por në qoftë se ju shikoni dikë me hormone mashkulli apo dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se është homoseksual? Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me meshkuj! Ugur Yucel (aktori për të cilin e akuzojnë se ka pasur një lidhje) është martuar në Holandë, por nuk jeton atje... Kjo histori është një gjë e shëmtuar, të cilën mediat e kanë keqpërdorur. Ai ka një djalë 19 vjeç dhe është një mik i imi shumë i mirë”, ka thënë ‘Ezeli’ për gazetën Hurriyet.
I pyetur se pse nuk ka bërë një reagim të fuqishëm lidhur me thashethemet që thoshin se pëlqen gjininë e njëjtë, ai është përgjigjur: “Çfarë mund të them dhe mund të bëj, të xhirohem nga beli e poshtë e keni fjalën? Kush më njeh e di si jam, të tjerët turp të kenë. Jam një mashkull me një shëndet të plotë dhe normal”.
Arsyeja se pse kjo shpifje është bërë në dëm të tij, sipas Izmirzaloglu, është se: “Nuk mund të shmangen sytë nga unë, është e vërtetë. U dukem si një ‘playboy’ që në shfaqjen e parë duke tërhequr vëmendjen e femrave. Privatësia është një gjë shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për mua. E unë, një djalë nga fshati si të gjithë njerëzit, më kanë përdorur për të përhapur gjithmonë thashetheme të këqija. Edhe po të mundohem nuk mund të dënoj askënd, jam i frikësuar nga e drejta e cila mund të përdoret. Rastësisht mund të ndodhë që një ditë atyre që shkruajnë këto gjëra, t’u lindë ndonjë djalë homoseksual. Kjo punë është vetëm një kromozom. Kjo është një fuqi e Perëndisë. Jemi në Turqi, nuk jemi në Iran, ku gjërat merren shumë serioze”.
“Unë jam aq i mërzitur dhe çdo mbrëmje lexoj Kuranin e shenjtë. Kur e lexova librin e shenjtë, fillova të qetësohem... Këto që shkruhen bëhen për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe të lëndojnë të afërmit tanë”, ka thënë aktori duke shtuar se ëndërron të puthë në skenë yjet e Hollywoodit, Nicole Kidman dhe Sharon Stone