Pages

Banner 468

Xhaketa që fal një “përqafim” sa herë merr një “like” në Facebook

 
...( Tingujt e Jetes )...

Nëse deri më tani një ‘like’ në Facebook nuk iu është dukur real sa duhet, tani mund ta ndjeni edhe fizikisht kur dikush pëlqen diçka tuajën në rrjetin social.

Një studente amerikane ka realizuar një xhaketë shumë të veçantë, që e përqafon personin që e ka veshur sa herë ai merr një ‘like’ në faqen e vet të rrjetit social super të populluar, tashmë me mbi 1 miliard përdorues.

E dizajnuar nga studentja Melissa Chow, xhaketa e pagëzuar me emrin ‘Like-A-Hug’, është një mënyrë për të shkurtuar akoma edhe më tepër distancat, gjë që ka mundësuar deri më tani edhe rrjeti social Facebook, duke bërë të mundur që përqafimet apo afeksionet të bëhen edhe të prekshme dhe reale direkt në trup.

Veshja është e krijuar në mënyrë të tillë që reagon sapo njëri nga miqtë tuaj në Facebook bën ‘like’ për një foto, video apo status në rrjetin social. Kështu, xhepat e ajrit brenda xhaketës fryhen në momentin kur telefoni celular me të cilin është lidhur veshja merr një sinjal se një faqe ka marrë ‘një pëlqim’.

Sipas autores së projektit të veçantë, xhaketa ‘Like-A-Hug’ lejon që ta ndiejmë ngrohtësinë, inkurajimin apo mbështetjen nga miqtë tanë në çdo kohë dhe kudo, duke marrë përqafime të vërteta dhe të prekshme.